Si rrallëherë mbizotëroi qetësia. Kjo meqë zyrtarë të Njësisë Speciale Operative këtë të enjte nuk dolën fare nga zyrat.
Këtë mënyrë ata e zgjodhën për protestë në shenjë pakënaqësie për shtesat e rrezikshmërisë dhe orëve shtesë.
Megjithatë kësaj njësie, por edhe atyre më elitare të Policisë që mbrojnë denjësisht territorin kosovar, një ditë më parë iu përmend paga që morën këtë muaj.
E kjo shumë që u theksua nga ai që para tre jave i lavdëroi së bashku me shefin e tij, u kritikua shumë nga ish drejtori i policisë.