A do t’ia japë AAK-së nënshkrimin për rrëzimin e Qeverisë, flet deputeti Eman Rrahmani

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës.

Sipas komunikatës së AAK-së, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në dokument janë prezantuar vetëm një pjesë e efekteve të qeverisë së Kosovës gjatë këtyre tri viteve, qeverisje që e ka quajtur të dobët dhe stagnuese.

Për këtë çështje të enjten e kësaj jave ka folur edhe vet kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se partia që drejton është e gatshme t’ia japë opozitës votat e nevojshme për të shkuar në zgjedhje të reja.

Por një ditë më vonë Kurti nuk qe i prerë lidhur me qëllimin e ofrimit të votave të Vetëvendosjes për ta shpërndarë Kuvendin e për ta ndërprerë mandatin e Qeverisë, që në konferencën që mbajti për punën trevjeçare të saj u shpreh krenar me të arriturat.

Kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme mund ta bëjmë me dy të tretat shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse opozita është rehat, ne jemi edhe më rehat”, u shpreh kryeministri.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, është pyetur se a është i gatshëm ta përkrahë mocionin e mosbesimit të AAK-së për shkarkimin e Qeverisë Kurti, por ai ka thënë se asnjëherë, vetëm në raste të jashtëzakonshme, por që sipas tij vendi nuk është në një situatë të tillë.Duhet me u përfundu mandati i plotë që ja kanë jep qytetarët, nuk duhet të krijohet një praktikë që qeverisë t’i ndërprehet mandati i qytetarit për aq kohë sa kanë kërku me ju shërby qytetarëve. Është dëmtuar vendi me ndërprerjen e qeverive, është vendim i popullit se kush duhet të qeverisë me vendin”, ka thënë Rrahmani Reporteri.net

pyetur se a do t’ia japë nënshkrimin partisë së AAK-së për rrëzimin e Qeverisë ai ka thënë prerazi se jo.

“Asnjëherë, veç nëse ka raste të jashtëzakonshme, e në vendin tonë nuk është rast i tillë”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi