25 vjeçari G.Z. nga fshati Davidoc i Shtimjes ka gjetur një kuletë me para në Shtime dhe e ka dorëzuar në polici.
Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 dhe dokumente personale.
“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal”, njoftoi policia.