​Lajçak për hartën zyrtare të BE-së: Aty është vija që ndan Kosovën nga Serbia

Emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak ka reaguar pasi u shfaq afër një harte ku Kosova paraqitej brenda kufijve të Serbisë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se harta në zyrën e tij, në ekranin e paqartë gjatë intervistës së tij ka shkaktuar keqkuptime.

“Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, shkruan Lajçak.

Kategoritë
LajmeVendi