​Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe nënkryetari i Fushë Kosovës Fadil Krasniqi kanë vizituar sot lagjen “Dardania”, ku është projektuar të ndërtohet një rreth-rrotullim.

Abrashi tha se ky rreth-rrotullim do të bëhet për ta shkarkuar lagjen “Dardania” për shkak të rritjes së fluksit të veturave.

“Ky rreth-rrotullim do të zgjidhë problemin edhe për banorët e Fushë-Kosovës, por edhe bizneset që gjendet në këtë pjesë. Nevoja për ta ndërtuar këtë rreth-rrotullim vjen si shkak i rritjes së numrit të veturave që kalojnë në këtë rrugë”, tha Abrashi.

Ai bëri të ditur se kjo do të jetë zgjidhje afatgjate që do ta lehtësojë edhe komunikacionin.

“Janë mbi 54 mijë vetura që kalojnë nëpër këtë rrugë brenda ditës, në rrugën N9, dhe ka qenë e domosdoshme që të ndërtohet një rreth-rrotullim”, tha Abrashi.

Projekti ideor është punuar në tri variante nga kompania projektuese e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Ndërsa nënkryetari i Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi, tha se projekti do të ketë impakt të madh Fushë Kosovë, e veçanërisht në lagjen “Dardania”.

Kategoritë
LajmeVendi