Deputeti Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se disa zyrtarë komunalë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë i janë bashkuar Vjosa Osmanit në iniciativën e saj.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryesuesi i Asamblesë Komunale në Malishevë, Rrahim Morina bashkë me dy asamblistë të LDK-së i janë bashkuar “kauzës së ndryshimit”.
“Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina, njëherësh kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asamblisti Valon Krasniqi, kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asamblist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli.