Zyrtari i lartë i BE-së i dënuar për përdhunim vazhdon të marrë pagën mujore

Pavarësisht dënimeve të tij të përsëritura për përdhunim, Rahuoja dyshohet se vazhdoi të marrë pagën mujore prej 14 mijë eurosh. Ai u shpall fajtor për përdhunimin e koleges së tij në një festë në ambientet e Komisionet Evropian

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian (BE) nga Estonia thuhet se vazhdon të marrë një pagë mujore pavarësisht se është shpallur fajtor për përdhunim dhe është shkarkuar nga detyrat e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton ‘The Brussels Times’, Margus Rahuoja, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Lëvizshmërinë dhe Transportin, në vitin 2019 u dënua me katër vjet burg për përdhunim. Pas paraqitjes së një apeli, Rahuoja kundërshtoi vendimin derisa ai mbetet i lirë.

Një vendim i mëvonshëm e rriti dënimin nga katër në gjashtë vjet, duke marrë parasysh rrethanat shtesë rënduese, të tilla si ajo që viktima ishte 20 vjet më e re se Rahuoja dhe nën mbikëqyrjen e tij. Më në fund, gjykata penale në qytetin Mons e rishqyrtoi çështjen dhe i dha atij një dënim me kusht me katër vjet.

Pavarësisht dënimeve të tij të përsëritura për përdhunim, Rahuoja dyshohet se vazhdoi të marrë pagën mujore prej 14 mijë eurosh që nga viti 2015.

Rahuoja u shpall fajtor për përdhunimin e koleges së tij në një festë në ambientet e komisionit në vitin 2015.

Kategoritë
BotaLajme