Zyrtarët turq dhe libianë nënshkruan pesë marrëveshje

Zyrtarët turq dhe libianë nënshkruan pesë marrëveshje

Pas takimit midis presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Dbeibeh, si dhe takimit midis delegacioneve të të dy vendeve, u organizua një ceremoni nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, zyrtarët e lartë të dy vendeve kanë nënshkruar pesë marrëveshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit midis presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Dbeibeh, si dhe takimit midis delegacioneve të të dy vendeve, u organizua një ceremoni nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

Zyrtarët nënshkruan një protokoll dhe memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një termocentrali në Libi, memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një terminali të ri në aeroportin e Tripolit, si dhe memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një qendre të re tregtare në Tripoli.

Po ashtu u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim strategjik të medias midis Turqisë dhe Unitetit Kombëtar të Libisë, e cila u nënshkrua nga shefi i drejtorisë së komunikimeve turke, Fahrettin Altun dhe ministri libian i komunikimeve, Ammar Mohammed al-Lafi.

Presidenti Erdoğan dhe kryeministri Dbeibeh po ashtu nënshkruan një deklaratë të përbashkët të takimit të parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova