Zvicra e rikthen epërsinë ndaj Suedisë, shënon Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës e ka rikthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Suedisë.

Tashmë, “Helvetikët” po fitojnë 2-1.

Golin për zviceranët e shënoi Granit Xhaka, i cili shënoi nga penalltia.

Zvicra tashmë ka 13 pikë, derisa Kosova ka dhjetë pikë, me rezultatet momentale.

Kosova në anën tjetër po fiton 1-0 ndaj Sllovenisë, e cila është me një lojtar më pak nga minuta e 53-të.

Kategoritë
Sport