Eurodeputetja Irena Joveva me mesazh të ashpër për Vuçiqin: Bota po ju vëzhgon, pa kërcënime dhe dhunë

Eurodeputetja Irena Joveva me mesazh të ashpër për Vuçiqin: Bota po ju vëzhgon, pa kërcënime dhe dhunë

Deputetja e Parlamentit Evropian, Irena Joveva, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e paralajmëruar se dita e zgjedhjeve duhet të përfundojë në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Duke iu referuar informacioneve nga terreni dhe përfundimit të procesit të votimit, eurodeputetja sllovene ka ngritur shqetësime për parregullsitë dhe tensionet e raportuara.

“Ndërsa vendvotimet në Serbi po mbyllen, po shtohen paralajmërimet për dhunë të mundshme që mund të organizohet nga SNS-ja, krahas raportimeve për parregullsi zgjedhore”, deklaroi Joveva.

Më pas ajo iu drejtua drejtpërdrejt presidentit të Serbisë, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar po e përcjell nga afër situatën.

“A. Vuçiq, bota po ju vëzhgon. Mos e ngatërroni përmbajtjen diplomatike me gatishmërinë për të kthyer kokën nga ana tjetër. Mjaft më. Pa kërcënime. Pa dhunues. Pa pandëshkueshmëri”, deklaroi Joveva.

Kategoritë
LajmeRajoni