Ditën e nesërme në ora 11:00, zjarrëfikësit e Kosovës do të protestojnë para objektit të Qeverisë, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e bërë thuhet se të gjithë zjarrëfikësit duhet të kenë të veshur uniformën e mbrojtjes nga zjarri me vete.
“Njoftojmë të gjithë Zjarrfikësit e Kosovës se protesta e lajmëruar nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës do të mbahet me datën , 30.11.2023 në ora 11:00 para objektit të Qeverisë. Nisja bëhet nga parkingu mbrapa pallatit të rinisë , grumbullimi bëhet në ora 10:30 tek parkingu. Të gjithë Zjarrfikësit duhet të kenë me vete uniformën e mbrojtjes nga zjarri (Jaknën dhe helmeten). Zoti na ndihmoftë e na e dhashtë të marën👏🏻”, thuhet në njoftim.
Kjo protestë e tyre vjen pasi ata mbetën jashtë listës për shtesat e rrezikshmërisë.
“Ne po shpresojmë dhe po apelojmë edhe një herë që këto kërkesa të drejta, kjo gjendje e krijuar, ky shqetësim i joni të jetë edhe shqetësim i institucioneve, dhe të analizojnë gjendjen mirë e mirë dhe të dalim prej kësaj situate, e cila është krijuar pa nevojë, pa arsyeshëm dhe shpresojmë që më në fund zjarrfikësit të trajtohen dinjitetshëm”, kishte deklaruar kryetari i Sindikatës së Zjarrëfikësve, Muharrem Beka./Reporteri.net/










