Zhvillimet e fundit të sigurisë – Komandanti i KFOR-it në takim te Kurti, thekson “rëndësinë e koordinimit”

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në Kryeministri komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Për takimin ka njoftuar KFOR në X, duke thënë se ata kanë diskutuar “mbi zhvillimet e fundit të sigurisë”.“Komandanti i KFOR-it theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv në të gjitha institucionet e sigurisë, duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KFOR konfirmoi se është i gatshëm të veprojë për të përmbushur misionin e tij.“Komandanti konfirmoi se KFOR-i po monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi