Zgjedhjet e ardhshme: Rusët mund të votojnë në Tiranë e Shkup, në Kosovë ka gjasa për votim online

Ambasada ruse në Shqipëri ka konfirmuar se në selinë e saj në Tiranë do të hapet një qendër votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat janë caktuar për 17 mars.

Siç thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, qytetarët rusë me të drejtë vote do të mund të votojnë ditën e zgjedhjeve. Në përgjigje, Ambasada ruse tha se do të njoftojë më vonë se në çfarë orari do të hapet qendra e votimit brenda ndërtesës.

Kategoritë
LajmeVendi