Zelensky thotë se kanë zënë rob lufte dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë

Zelensky thotë se kanë zënë rob lufte dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë

Trupat ukrainase në rajonin e Donetskut kanë arritur të zënë rob lufte dy kinezë, që po luftonin për ushtrinë ruse.

“Ushtria jonë kapi dy shtetas kinezë që luftonin si pjesë e ushtrisë ruse. Kjo ka ndodhur në rajonin Donetsk – territor i Ukrainës. Kemi dokumentet e këtyre të burgosurve, kartelat bankare dhe të dhënat personale”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kemi informacione që sugjerojnë se numri i shtetasve kinezë që shërbejnë në njësitë e forcave pushtuese është larg më i madh se dy. Aktualisht po mbledhim informacione. Inteligjenca dhe organet e tjera janë të përfshira në këtë. Kam udhëzuar ministrin e Jashtëm ukrainas që të kontaktojë menjëherë me Pekinin për të parë se si do të reagojë Kina në këtë”, shtoi  Zelensky.
Të burgosurit po mbahen nga pjesëtarët e inteligjencës ukrainase, kurse Zelensky theksoi se ky fakt e dëshmon se Rusia në mënyrë direkte apo indirekte po e fut Kinën në luftë.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Zelensky ka alarmuar për disa shtete si Irani, Bjellorusia e Koreja e Veriut po e ndihmojnë Rusinë. /Telegrafi/

 

Kategoritë
BotaLajme