Vrasja e Lulzimit – Avokati Musa: Në shumë raste policët që shkojnë të parët, mundohen ta manipulojnë rastin

Avokati Skënder Musa është njëri ndër të ftuarit në Pressing në T7, ku po diskutohet vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Avokati pohoi së në shumë raste, policët që arrijnë të parët në vendin e ngjarjes mundohen t’i manipulojnë provat.

“Ka raste bukur-shumë të manipulimit të provave nga policët që shkojnë të parët në vendin e ngjarjes. Nuk është vetëm ky rast, nuk po du me spekulu që është manipulim, mirëpo shumë shpesh ndodh që manipulimi bëhet nga ana e policëve që arrijnë të parët në vendin e ngjarjes”, tha avokati Musa në Pressing, transmeton Express.

“Ka plotë raste që manipulohen provat dhe zakonisht manipulohen nga raporti i parë fillestar. Sepse kur shkojnë policët hetues që janë për vepra penale të rënda, ata shkojnë me ekipe dhe është shumë më e vështirë me u manipulu prova. Ndrëkaq patrulla që shkon dhe përgatitë raportin e parë ajo gjithmonë tenton me shfajësu kryesin e veprës penale, e sidomos në komuna të vogla ku njerëzit njihen mes vete në tërësi”, u shpreh ai.

Kategoritë
LajmeVendi