Vizita e Stoltenberg të hënën, Kurti: Dëshmon angazhimin e NATO-s për sigurinë e Kosovës

Të hënë do të qëndrojë në Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

E për vizitën e tij ka njoftuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti në rrjetin social “X”.

Kurti ka shkruar se vizita e planifikuar e Stoltenberg më 20 nëntor në Kosovë, dëshmon për angazhimin e kësaj aleance ushtarake për sigurinë e Kosovës.

“Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë tonë. Me BE që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e BE statusit të kandidatit në BE dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti teksa do ta pres sekretarin e NATO’s në takim.

Për vizitën e shefit të NATO-s, ka njoftuar edhe Presidenca ku është bërë e ditur për takimin e tij me presidenten, Vjosa Osmani dhe më pastaj konferencë të përbashkët për medie.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi