“Viktimat 32 dhe 45 vjeç”, detaje nga vrasja e dyfishtë në Malishevë

Dy vëllezërit Naim Morina dhe Driton Morina nga fshati Gollubovc i Malishevës janë vrarë sot nga dhëndri i familjes, i dyshuari Astrit Isufi.

Burime të Klankosova.tv bënë të ditur më parë se i dyshuari është nga një fshat i komunës së Drenasit dhe aktualisht gjendet në arrati.

Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Gazetarja Amantina Hasani raportoi se, sipas hetimeve të para, i dyshuari ka shkuar fillimisht në shtëpinë e viktimave për të marrë bashkëshorten e tij.

Pasi është larguar disa metra, dyshohet se ai është rikthyer dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve, të cilët kanë mbetur të vdekur njëri në vend, njëri rrugës.

Viktimat kanë qenë njëri 32 vjeç e tjetri 45.

Kategoritë
LajmeVendi