Pamposhturit nga Prizreni ia shkruajnë Prishtinës humbjen e parë!

Bashkimi ka shënuar fitoren e katërt me radhë pasi ka mundur thellë Sigal Prishtinën, 106-88.

Kyan Anderson me 31 pikë dhe Isaiah Cousins me 23 sosh ia sollën fitoren e klubit vendës.

Ndërkaq, Arian Azemi me 22 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë te Prishtina.

Prizrenasit udhëhoqën në të katër çerekët, dhe përpos një lëkundjeje në fund të çerekut të tretë e mbajtën avantazhin me shumë stabilitet.

Ata tani ndodhen të parët me tetë pikë dhe bilanc të përsosur pas katër xhirosh, teksa pas tyre vjen Prishtina me shtatë sosh.

Kategoritë
LajmeSport