Tenistja e njohur amerikane Danielle Collins ka befasuar ndjekësit me një postim në rrjetet sociale, ku ka shpallur publikisht se është në kërkim të një partneri dhe se dëshiron të bëhet “bashkëshorte tradicionale”.
Nga fusha e tenisit drejt jetës familjare
Ashtu si shumë sportiste të tjera, 31-vjeçarja Collins nuk ka pasur mundësi t’i përkushtohet një jete familjare për shkak të karrierës së ngjeshur sportive. Ajo madje ka pranuar se ka menduar për të përfunduar karrierën për t’u fokusuar në krijimin e familjes.
Aktualisht, Collins renditet në vendin e 68-të në listën botërore të WTA-së, ndërsa në të kaluarën ka arritur deri në finalen e Australian Open dhe ka qenë e shtata në botë.
“Dua të bëhem nënë dhe bashkëshorte tradicionale”
Pas ndarjes nga biznesmeni Bryan Kipp, tenistja ka vendosur të kërkojë dashurinë përmes aplikacionit Tinder, ku ka krijuar një profil të ri. Në përshkrimin e saj, ajo shkruan:
“Aktualisht jam tenistje profesioniste, por ëndërroj të bëhem një bashkëshorte tradicionale. Thjesht kaq. Kam kaluar tashmë ‘fazën time të egër’.”
Collins ka theksuar se nuk dëshiron burra që “gënjejnë për gjatësinë e tyre” dhe se dëshira e saj më e madhe është të bëhet nënë.
Reagimet në rrjete
Postimi i saj, i ndarë edhe në Instagram, ka tërhequr shumë reagime dhe komente mbështetëse nga fansat që e lavdëruan për sinqeritetin. Collins, e cila gjatë karrierës ka fituar katër tituj WTA në singël dhe një në dyshe, duket e vendosur të gjejë një ekuilibër midis sportit dhe jetës private.


















