Veteranët azerbajxhanas të plagosur në Luftën e Malësisë së Karabakut dërgohen në Turqi për trajtim

Veteranët azerbajxhanas të plagosur në Luftën e Malësisë së Karabakut dërgohen në Turqi për trajtim

Në një deklaratë nga “Fondi Yaşat” njoftohet se duke marrë në konsideratë mendimet e mjekëve azerbajxhanas, 27 veteranët do të vazhdojnë në Turqi procesin lidhur me trajtimin dhe rehabilitimin.

Dhjetëra veteranë azerbajxhanas që janë plagosur në luftën në Malësinë e Karabakut janë dërguar në Turqi për trajtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Në një deklaratë nga “Fondi Yaşat” i formuar nga shteti i Azerbajxhanit për të zgjidhur problemet e familjarëve të dëshmorëve dhe të veteranëve njoftohet se duke marrë në konsideratë mendimet e mjekëve azerbajxhanas, 27 veteranët do të vazhdojnë në Turqi procesin lidhur me trajtimin dhe rehabilitimin.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se “Fondi Yaşat” edhe pas kësaj nëse do të jetë e nevojshme do të sigurojë dërgimin jashtë vendit për trajtim të veteranëve që janë plagosur rëndë.

“Fondi Yaşat” edhe më parë ka dërguar 24 veteranë për trajtim në Turqi.

 

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova