Në minutat e para të ditës së djeshme ka ndodhur një vetaksident në fshatin Miresh i Vogël të Gjilanit.
Për pasojë ka humbur jetën i riu nga Përlepnica, Lorent Rrustemi.
28 vjeçari po drejtonte automjetin në momentin kur u vetaksidentua dhe me ç’rast mori plagë të cilave nuk u përballoi dot.
Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se janë ndaluar tre persona të dyshuar.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se dy nga të dyshuarit ishin duke zhvilluar gara me të ndjerin.
Të njëjtit, bashkë me një person të tretë, dyshohet se nuk i kanë dhënë ndihmë viktimës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit F.A, B.A dhe L.M janë dërguar në mbajtje për 48 orë