​“Veriun i gjallë nuk e lëshoj” kishte thënë Afrim Bunjaku 10 ditë para se të vritej në Banjskë

“Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon” ishte një premtimi që rreshteri, Afrim Bunjaku e kishte dhënë 10 ditë para se të binte në krye të detyrës.

E sot kur janë bërë dy vjet nga rënia heroike në krye të detyrës, Afrim Bunjaku gjatë sulmit terrorist në Banjskë së Zveçanit në varrezat e fshatit Samadrexhë, ku jetoi rreshteri policor qytetarë të shumtë bënë homazhe dhe nderuan veprën dhe jetën e Bunjakut, shkruan KosovaPress.

Dhimbje që e humbën familjarin dhe bashkëfshatarin e tyre shprehin ata, por kërkesa e tyre vazhdon të jetë drejtësi për vrasjen e tij.

Dhëndëri i Afrim Bunjakut, Ilmi Behrami duke tregoi betimin që kishte dhënë heroi Afrim Bunjaku.

“… 10 ditë pa vdekur ka qenë tek unë bashkë me vajzën kemi ngrënë drekë dhe më ka thënë ‘përjetë Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon’”, thotë ai.

Dielli i fortë që kishte rënë mbi kodrën që prehet në paqe trupi i heroi, Afrim Bunjaku nuk e kishte penguar të moshuarin, Asllan Haziri të vinte e të bënte homazhe tek varri i rreshterit Bunjaku.

Haziri kërkon që para drejtësisë të vihen kriminelët që organizuan sulmin terrorist në Bansjkë ku u vra edhe rreshteri, Afrim Bunjaku.

Kategoritë
LajmeVendi