“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, para mediave në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Ai u prononcua derisa në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahej seanca ndaj ish-deputetit Gani Geci, i cili dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Geci theksoi se, sipas tij, familja e tyre ka kontribuar për shtetin dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Kaçanikut, duke deklaruar se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.
