Barcelona po përgatit një goditje të madhe në mërkato duke vënë në shënjestër reprezentuesin kosovar, Vedat Muriqin.
Me 22 gola të shënuar këtë sezon për Mallorcan, sulmuesi kosovar shihet si përforcimi ideal “low cost” për të sjellë forcë fizike në sulmin e katalunasve.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro, një shifër mjaft tërheqëse për bordin e Joan Laportas.
Përveç Muriqit, Barcelona po monitoron edhe Andrei Rațiun dhe talentin Oso, si pjesë e planit për të forcuar ekipin pa shpenzime marramendëse.











