Mjete të rënda ndërtimi, të mbështetura nga ekipe nga ICRC-ja dhe anëtarë të Brigadave të Hamasit, po operojnë në lagjen Shujaiya për të rikuperuar trupat e pengjeve izraelite të vrarë gjatë sulmeve të Izraelit në enklavë
Përpjekjet e kërkimit kanë vazhduar në Rripin e Gazës për të gjetur trupat e pengjeve izraelite sipas marrëveshjes së armëpushimit midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit, raporton Anadolu.
Mjete të rënda ndërtimi, të mbështetura nga ekipe nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe anëtarë të Brigadave të Hamasit, po operojnë në lagjen Shujaiya për të rikuperuar trupat e pengjeve izraelite të vrarë gjatë sulmeve të Izraelit në enklavë.
Shkëmbimi është pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor. Marrëveshja përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave midis Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuar nga Turqia, Egjipti dhe Katari, nën mbikëqyrjen e SHBA-së.
Hamasi deri më tani ka liruar 20 pengje të gjallë të Izraelit dhe ka kthyer mbetjet e 21 nga 28 pengje të vdekur. Megjithatë, Izraeli pretendoi se një nga trupat e marrë nuk përputhej me asnjë nga pengjet e tij të zhdukur.
Izraeli e ka lidhur fillimin e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit me dorëzimin e të gjitha mbetjeve të pengjeve. Hamasi thotë se procesi kërkon kohë për shkak të shkatërrimit masiv në Gaza.
Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të gati 2 mijë të burgosurve palestinezë. Plani gjithashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet e tij ka vrarë të paktën 69 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur më shumë se 170 mijë të tjerë.












