Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur senaca ndaj për rastin e sulmit ndaj Valon Sylës.
Në fjalën e tij, gazetari Syla është shprehur se sulmi i ka krijuar pasiguri dhe se i është kufizuar liria e lëvizjes.
Më tutje ai është shprehur se sulmi ndaj tij kishte tendenca teroriste.
“E theksoj se sulmi është i organizuardhe ka tendenca teroriste, me qëllim të frikësimit të njerëzve të opinionit publik”, ka thënë Syla, në dëshminë e tij para gjykatës.
Po ashtu Syla ka deklaruar në gjykatë se njëri nga sulmuesit kishte pamje e Lavdrim Muhaxherit që kishte marrë pjesë në luftërat në Siri si pjesë e organizatave terroriste.
“Flokët e gjata mjekra e stilit vehabi, mjekrën pa mustaqe, me një kapelë në kokë, stilit bejsbollit ndoshta i përngjante të famshmit Lavdrim Muhaxheri”, ka deklaruar Syla teksa ka përshkruar të akuzuarin Lum Dervishi.
Syla tha se i akuzuari Lum Dërvishi e kishte goditur e tek më pastaj edhe dy persona të tjerë që nuk kishte arritur t’i shikonte pasi e kishte mbuluar fytyrën për t’u mbrojtur.
Ai tha se ishte goditur në pjesë e sipërme të kokës për çka edhe kishte marrë tretman shëndetësor, duke e qepur plagën dhe se paraprakisht nga plagët e marra kishte pasur shumë gjakderdhje.
Po ashtu Syla tha se liria e shprehjes garantohet me ligj dhe Kushtetutë dhe se sipas tij nga postimi e bëra nuk është asgjë e ndaluar me ligj.
Tutje, Syla tha se pasi që ishin bashkë duke shkuar me gazetarin tjetër Ilir Mirena ky i fundit sipas Sylës kishte ndërhyrë duke kapur njëri të akuzuar që të mos e godisnin më shumë, raporton Betimi për Drejtësi.
Kurse mbrojtësit e të akuzuarve në fjalën hyrës të dhënë deklaruan se kundërshtojnë në tërësi pretendimet e Prokurorisë me arsyetimin se veprimet e të akuzuarve nuk pasur qëllim lëndimin e Sylës por se gjithçka sipas mbrojtësve të të akuzuarve ka ndodhur papritmas.
Aktakuza ndaj Lum Dërvshi, Kenan dhe Okan Hasani ishte ngritur me 4 gusht 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) pasi që me 11 prill 2023 rreth orës 23:00 të njëjtit të ndikuar nga ideologjitë ekstreme radikale të islamit kishin lënduar lehtë të dëmtuarin gazetarin Valon Syla, pasi që ky i fundit paraprakisht kishte shënuar në profilin e tij në “facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa.
Prandaj me këto veprime Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ngarkohen për veprën penale “lëndim i lehtë truporë” vepër kjo e dënueshme nga gjashtë muaj deri në tri vite burgim sipas cilësimit juridik të bërë në aktakuzë.

