Ushtria izraelite rrahu dhe arrestoi një gazetar të Al Jazeera, i cili po raportonte nga spitali

Gazetari i Al Jazeera, Ismail al-Ghoul u arrestua dhe u rrah nga ushtria izraelite ndërsa raportonte nga spitali Al-Shifa në Gaza.

Dje, Al-Ghoul me ekipin e tij dhe kolegë të tjerë gazetarë raportuan nga spitali për sulmin e katërt të ushtrisë izraelite në këtë objekt shëndetësor.

Dëshmitarët thanë se gazetari i Al Jazeera u tërhoq zvarrë nga forcat izraelite, të cilët shkatërruan gjithashtu automjetet e transmetimit të ekipeve të lajmeve. Spitali, më i madhi në Rripin e Gazës, shërbeu si bazë për gazetarët që raportonin nga ai.

Përveç gazetarit të Al Jazzera, më shumë se 80 palestinezë të tjerë, përfshirë personel mjekësor dhe gazetarë të tjerë, thuhet se janë arrestuar.

Mansour Shouman, një gazetar që raporton nga spitalet Al-Shifa dhe Nasser në Gazën jugore, i përshkroi spitalet e enklavës si “qytete të vogla” ku gazetarët përpiqen “të sjellin lajme në botë”.

Spitalet janë një nga zonat e pakta që kanë gjeneratorë, të cilët janë të nevojshëm për të ofruar shërbime interneti.

Rrjeti mediatik Al Jazeera ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të al-Ghoul dhe gazetarëve të tjerë që janë burgosur.

Rrjeti me bazë në Katar tha se mbante ushtrinë izraelite “plotësisht përgjegjëse për sigurinë e tyre”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) dënuan gjithashtu arrestimin e al-Ghoul.

“Gazetarët luajnë një rol kritik në luftë. Ata janë sytë dhe veshët që duhet të dokumentojnë atë që po ndodh. Me çdo gazetar të vrarë, me çdo gazetar të arrestuar, aftësia jonë për të kuptuar se çfarë po ndodh në Gaza zvogëlohet ndjeshëm,” tha Jodie Ginsberg. , drejtor ekzekutiv i CPJ.

Kategoritë
BotaLajme