Ushtarët izraelitë arrestojnë 25 palestinezë në Bregun Perëndimor

Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 7.655

Forcat izraelite kanë arrestuar 25 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Që nga dje forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 25 palestinezë në qytetet, El Khalil, Betlehem, Nablus, Jenin, Tulkarm, Ramallah në Bregun Perëndimor si dhe në Kuds.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtarët izraelitë mëngjesin e sotëm kryen bastisje ndaj kampit të refugjatëve, Dheisheh në afërsi të qytetit Betlehem.

Duke përfshirë Ravza Ebu Acemiye i cili u lirua në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve të arritur mes Izraelit dhe Hamasit më 24 nëntor, ushtarët izraelitë arrestuan 25 palestinezë dhe dëmtuan sendet në shtëpitë që kontrolluan gjatë bastisjes.

Bashkë me Acemiye rritet në 13 numri i palestinezëve të arrestuar sërish pas lirimit me marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve. Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 7.655.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Kategoritë
BotaLajme