Gjashtëmbëdhjetë palestinezë, përfshirë ish-të burgosur u arrestuan nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve
Ushtria izraelite arrestoi 16 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Qendra Mediatike e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet e Bregut Perëndimor, Nablus, Qalqilya, Tulkarim, Ramallah dhe Khalil, këtë mëngjes.
Gjashtëmbëdhjetë palestinezë, përfshirë ish-të burgosur u arrestuan nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve.
– Ushtria izraelite shkatërron dyqanin e riparimit të automjeteve
Ndërkohë, ushtria izraelite shkatërroi një dyqan riparimi automjetesh dhe përmbajtjen e tij në qytetin Dura të Bregut Perëndimor.
Dëshmitarët okularë raportuan se një njësi izraelite, e shoqëruar nga buldozerë, e shkatërroi dyqanin me arsyetimin se “i mungonte dokumentacioni zyrtar”.












