Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e 25-vjeçares nga Kosova

Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të studentës 25-vjeçare nga Kosova që u gjetë e vdekur mbrëmjen e 5 nëntorit në Tetovë.

Përmes një telegrami në Facebook, universiteti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke i ftuar të gjithë ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje.

“Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë. Le ta kujtojmë Daorsën me dashuri dhe me mirënjohje për kohën që patëm mundësinë ta kemi pranë nesh”, shkroi UT.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi