Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka njoftuar se katër ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit S-70 në distriktin Yeşilyurt të provincës Malatya.
Helikopteri u rrëzua në lagjen Samanköy, ku pas aksidentit shpërtheu edhe një zjarr. Në vendngjarje ndërhynë ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe emergjencës mjekësore.
Sipas ministrisë, shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar.
“Si pasojë e rrëzimit të helikopterit tonë të tipit S-70 në Malatya, për arsye ende të panjohura, katër bashkëluftëtarët tanë heroikë kanë rënë dëshmorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
