Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Donald Trump ka thënë se mendon se SHBA do të aneksojë Grenlandën.

Dhe deklarata e tij vjen disa ditë pasi kryeministri i ardhshëm i vendit tha: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti i SHBA u pyet për shpresat e tij për të aneksuar Grenlandën.

“Unë mendoj se kjo do të ndodhë”, citohet të ketë thënë ai.

Kjo vjen pasi partia e qendrës së djathtë të Groenlandës fitoi zgjedhjet në një rezultat që shihet si një refuzim i ndërhyrjes së Trump në politikën e ishullit.

Partia Demokraatit favorizon një lëvizje të ngadaltë drejt pavarësisë nga Danimarka – me liderin e saj duke thënë për Sky News “ne duam ta ndërtojmë vendin tonë vetë”.

Trump pretendoi se zgjedhjet ishin të mira për SHBA-në.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova