Para se të merrte detyrën presidenciale për herë të dytë, Donald Trump kishte pohuar me famë se mund ta zgjidhte luftën Rusi-Ukrainë brenda vetëm 24 orësh. Lideri amerikan ka përsëritur prej vitesh aftësinë e tij për të arritur marrëveshje.
Megjithatë, mbi 50 ditë pasi ka marrë detyrën, administrata e tij ende nuk ka arritur paqen në Ukrainë.
“Epo, kur e thashë atë, isha paksa sarkastik,” tha Trump në një intervistë, kur u pyet për pretendimin e tij për 24 orë.
“Ajo që me të vërtetë mendoj është se do të doja ta zgjidhja këtë çështje dhe besoj se do të jem i suksesshëm.”
Ky ishte një pranim i rrallë nga Trump, i cili ka një histori të gjatë të deklaratave të tepruara, shkruan Sky News.