Tronditen qytetarët në një qendër tregtare në Shkup, një person nxjerr armën dhe qëllon dy persona

Tronditen qytetarët në një qendër tregtare në Shkup, një person nxjerr armën dhe qëllon dy persona

Qytetarët e Shkupit janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, e cila ndodhi në qendrën tregtare “East Gate Mall”.

Siç bëhet e ditur, një person i cili i takon moshës së re, e që në kokë mbante një kapele, teksa vraponte brenda mureve të kësaj qende, nxori armën dhe qëlloi me të dy persona që ndodheshin në shkallët lëvizëse.Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtij sulmi, megjithatë siç raporton TV21 njëri nga dy të pagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova