Tovërlani rikthehet te Prishtina pas 11 vjetësh, vjen zyrtarizimi

FC Prishtina tashmë e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Afrim Tovërlani e ka marrë drejtimin e klubit kryeqytetas, duke u rikthyer pas 11 viteve, aty ku la gjurmë si futbollist dhe si trajner.

Tovërlani e pason Arsim Thaqin i cili u shkarkua dje, pas katër ndeshjeve pa fitore.

Aktualisht, FC Prishtina gjendet në vendin e parë në tabelë me tri pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të luajtur.

Kategoritë
Sport