Tifozët më të zjarrtë të Rumanisë, gjatë udhëtimit të tyre drejt Bosnjë e Hercegovinës, u ndalën në Beograd, ku u pritën nga tifozët serbë.
Më pas, dy grupet vizituan së bashku Kishën e Shën Savës në Beograd, ku u fotografuan përkujtuese, e më pas serbët i përcollën drejt Zenicës.
“E mbrojmë Evropën”, shkruhej në pankartën që mbanin tifozët, ku gjithashtu figuronin fjalët “vëllezërit ortodoksë”.
Sipas paralajmërimeve, sonte në Bilino Polje priten rreth 750 tifozë rumunë, çka garanton një atmosferë të zjarrtë në tribuna.








