Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sërish pas vendimit të kryesisë së PDK-së për ta përjashtuar nga lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Lladrovci në Teve1 njoftoi se folur për subjektin e tij politik “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
Ai ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e PDK-së para dy muajve, ku sipas tij i është kërkuar të lërë pozitën për një anëtar të ri të partisë, pa një sqarim të qartë.
“Unë edhe emrin e subjektit e kam lënë ashtu siç është kërkuar nga qytetarët. Nuk jam dakord që qytetarët të lihen në dorën e dikujt i cili nuk ka qeverisur dhe është vegël i dikujt tjetër”, shtoi Lladrovci.