Takimi i 16 nëntorit: Petkovic thotë se është hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur sot në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për draft-statutin e ri për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Lajçak më herët është takuar me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka konfirmuar se më 16 nëntor në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për draft-statutin e Unionit të Komunave Serbe.

“Ne e pranuam ftesën e Lajçakut për t’u takuar në Bruksel pas dy ditësh, ku do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pala jonë po shkon shumë mirë e përgatitur dhe me një ekip të veçantë ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e draft-statutit të Asociacionit, që është hapi i parë konkret drejt formimit të tij”, tha Petkoviq në një konferencë për media në Presidencën serbe dhe pas takimit Vuçiq-Lajçak.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi