Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se në 24 orët e fundit, 59 avionë ushtarakë dhe 9 anije luftarake që i përkisnin Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) u zbuluan përreth Tajvanit.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se në 24 orët e fundit, 59 avionë ushtarakë dhe 9 anije luftarake që i përkisnin Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) u zbuluan përreth Tajvanit.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se kërcënimet ushtarake të Kinës po dëmtojnë stabilitetin rajonal duke rritur tensionet në ngushticën e Tajvanit.
Ndarja mes Tajvanit dhe Kinës kontinentale vazhdon që nga lufta e brendshme që ndodhi mes komunistëve dhe nacionalistëve pas Luftës së Dytë Botërore në Kinë. Tajvani ka pavarësi “de facto” që nga viti 1949 kur u themelua Republika Popullore e Kinës.
Qeveria e Pekinit e cila territorin e Ishullit të Tajvanit e sheh si pjesë të saj dhe ngushticën e Tajvanit si ujërat e saj territoriale, vendos theksin mbi parimin e “Një Kine”, kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura nga Tajvani me vendet e botës si dhe del kundër përfaqësimit të Tajvanit në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.