Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë.
“Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë! Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike. Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë. Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!”, ka shkruar ai.