Gazetari i Televizionit 7, Selamir Qerimi ka treguar për situatën në veri të vendit pasi Policia e Kosovës u sulmua sërish sot në pikën kufitare në Bërnjak, shkruan Gazeta Express.
Qerimi në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se nga policia është konfirmuar se sulmi i sotëm është kryer ndaj një veture të policisë kufitare.
“Ne gjendemi këtu në pikën kufitare në Bërnjak që e lidh Kosovën me Serbinë, ku është shtuare prezenca e Njësisë Speciale pas sulmit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndaj një patrullë të policisë kufitare në Zubin Potok. Pra sulmoi që ka ndodhur sot në orët e hershme, ka ndodhur një patrulle kufitare të policisë dhe sipas policisë përveç dëmtimit në automjetin që ka qenë i blinduar, për fat të mirë nuk ka persona të lënduar”, deklaroi ai.
Më tutje gazetari i T7 tha se situata aktuale është e qetë, por se janë shtuar forcat e Njësisë Speciale në këtë pikë kufitare.
“Përveç patrullave të shtuara të policisë speciale nuk kemi vërejtur që ka kaluar dikush tjetër”, tha më tutje ai.