Kompania kroate ORQA ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë turke Baykar në panairin e armëve dhe pajisjeve ushtarake SAHA EXPO për një program të përbashkët zhvillimi të dronëve.
Në panairin e madh të armëve dhe pajisjeve ushtarake SAHA EXPO në Turqi, kompania kroate ORQA nënshkroi një marrëveshje me kompaninë turke Baykar. ORQA është e specializuar në prodhimin e dronëve FPV, të cilët në këtë marrëveshje pritet të integrohen me dronët turq Bayraktar TB2.
Marrëveshjes, përveç kompanive, i pranishëm ishte edhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, duke e bërë këtë bashkëpunim pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.
“Sot, së bashku me përfaqësues të respektuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe ambasadorin tonë kroat, kemi nënshkruar një marrëveshje me kompaninë kroate ORQA për integrimin e dronëve FPV të zhvilluar prej tyre në platformën tonë Bayraktar TB2, për zhvillimin e koncepteve të përbashkëta të përdorimit operativ dhe për bashkëpunimin teknologjik,” tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Baykar” Haluk Bayraktar.
Aktualisht, dronët e zhvilluar nga kompania turke Baykar përfaqësojnë majën botërore të teknologjisë së dronëve.
Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë prezantuar më gjerë për publikun, kompania kroate ORQA pritet të miniaturizojë më tej dronët e saj FPV, të cilët më pas do të integrohen në dronët Bayraktar ose në platforma të tjera të kompanisë Baykar.
“Kjo marrëveshje ndërmjet Orqa dhe Baykar përfaqëson një nivel të ri në krijimin e sistemeve të avancuara dhe metodave të reja, si dhe në operativitetin ndërmjet dronëve Bayraktar që lidhen me aftësitë multifunksionale të FPV,” shtoi drejtori i kompanisë ORQA, Ivan Jelušić.
Tendenca e përgjithshme e sigurisë për të lidhur një numër më të madh sistemesh pa pilot rrit më tej fuqinë e zjarrit dhe efektivitetin e këtyre platformave.
Kujtojmë se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë ka nisur procesin e blerjes së dronëve luftarakë, dhe Bayraktarët turq përmenden si zgjedhja e mundshme.