Suedi, persona të maskuar i vunë zjarrin shkollës ku arsimoheshin fëmijët muslimanë

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse”, tha drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi.

Shkolla private “Alsalamskolan” ku arsimoheshin fëmijët muslimanë në qytetin Örebro të Suedisë është përfshirë nga zjarri.

Drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez STV tha se në pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar dy persona që i kanë vënë zjarrin shkollës dhe se këto pamje i janë dorëzuar policisë.

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse. Ngushëllimi ynë i vetëm është që në shkollë nuk ishte askush për shkak se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit”, tha Aldaodi.

Policia kreu inspektimet në shkollë dhe filloi hetime lidhur me incidentin.

Kategoritë
BotaLajme