Stojkoviq tregon arsyen pse u lirua: Lirimi im nuk është vullnet i regjimit

Pasi që u ndalua për 4 orë nga BIA pas vizitës në Kosovë, avokati Çedomir Stojkoviq është liruar.

Stojkoviq ka thënë se arsye e lirimit të tij nuk është vullneti i Aleksandër Vuçiqit, por diçka tjetër.

“Regjimi tashmë është i vetëdijshëm se do të kthejë kundër vetes gjithë Evropën nëse më arreston edhe mua. Jam liruar për shkak të vetëdijes së autoriteteve se nëse më arrestojnë edhe unë, presioni i publikut botëror do të jetë shumë i madh.”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Stojkoviq ka shkruar tutje se Vuçiqi duhet të shpjegojë “pse ai është përjashtim në krahasim me Nikolla Sandulloviq”.

Sandulloviq ka deklaruar se qasja e zyrtarëëve të BIA-s ndaj tij ishte profesionale, transmeton lajmi.net.

“Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension. Në fjalët e shkëmbyera, shoh një shans për të ndryshuar mendimin e tyre, sigurisht për arsyet e mia”, ka shkruar ai, transmeton lajmi.net.

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq dje vizitoi Kosovën.

Ai bëri homazhe te varri i Blerina Jasharit në Prekaz, e cila u vra nga kriminelët serbë kur ishte shtatë vjeçare.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi