Sorensen: Pasi të shkoj në Beograd e shohim se ku jemi, duhen kompromise

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se me kryeministrin Albin Kurti foli për “mënyrën se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara”. Në këtë aspekt, ai tha se “është një fillim i mirë”.

Diplomati danez tha se “u takon palëve ta përcaktojnë” nëse nevojiten kompromise apo jo, por shtoi se “dialogu është pikërisht për këtë dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”.

I pyetur nga T7 nëse dialogu do të ndryshojë, ai tha se në procesin e ndërmjetësimit në të, po punon në mënyrën e tij.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi