Muhammed ka qenë emri më i shpeshtë për djemtë në Berlin në 6 vitet e fundit ndërsa vitin e kaluar, Sophia dhe Muhammed ishin emrat më të shpeshtë që u janë vendosur foshnjave
Emrat më të zakonshëm që u janë vendosur foshnjave në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në vitin 2024 kanë qenë Sophia dhe Muhammed, transmeton Anadolu.
Shoqata e Gjuhës Gjermane (GfdS) në Wiesbaden njoftoi se Muhammed ka qenë emri më i shpeshtë që u është vendosur djemve në Berlin në 6 vitet e fundit ndërsa vitin e kaluar, Sophia dhe Muhammed ishin emrat më të shpeshtë që u janë vendosur foshnjave.
Ndërkaq, emrat Sophia dhe Noah vazhdojnë të kryesojnë renditjen në të gjithë Gjermaninë në vitin 2024.
Shoqata e cila ka zhvilluar kërkime në këtë fushë që nga viti 1977, i zbuloi këto rezultate duke analizuar 900 mijë të dhëna të marra nga 750 zyra regjistrimi.
Gjithashtu shoqata, e cila regjistron afërsisht 92 për qind të të gjithë emrave në Gjermani, merr parasysh edhe drejtshkrimet alternative të emrave kur bën renditjen.