Kabineti i Osmanit së shpejti do t’i ftojë liderët e partive politike për takim

Kosovo President Vjosa Osmani talks to Reuters after a deadly shootout in the northern part of the country, in Pristina, Kosovo September 28, 2023. REUTERS/Laura Hasani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.

Kështu bëri të ditur këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”. Bekim Kupina, këshilltar për Media

Kategoritë
LajmeVendi