Situata me dinarin, Rama: Kosova ka të drejtë ta zbatojë Kushtetutën e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kosovë, që ka të bëjë me zbatimin e rregullores së BQK-së, e cila e ndalon dinarin serb.

Rama tha se Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet më shumë me partnerët e saj ndërkombëtarë, por sipas tij zbatimi i Kushtetutës është një e drejtë e pamohueshme.

Pas sulmit terrorist në Banjskë, sipas Ramës duhet të ruhet ekuilibri në Kosovë.

“Derisa  të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka thënë ai.

Ky reagim i kryeministrit të Shqipërisë, vjen pas presionit ndërkombëtarë ndaj Kosovës që të shtyhet zbatimi i rregullores së re të BQK-së, e cila e ndalon qarkullimin e dinarit serb.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi