Daullexhinjtë e veshur me veshje tradicionale lokale në rrugët e lashta të Damaskut gjatë muajit të Ramazanit jo vetëm që zgjojnë njerëzit për praktikat e tyre fetare, por edhe sigurojnë jetesën nga kjo
Tradita e zgjimit të besimtarëve për vaktin e syfyrit me daulle gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit vazhdon në kryeqytetin sirian Damask, raporton Anadolu.
Daullexhinjtë e veshur me veshje tradicionale lokale në rrugët e lashta të Damaskut gjatë muajit të Ramazanit jo vetëm që zgjojnë njerëzit për praktikat e tyre fetare, por edhe sigurojnë jetesën nga kjo.
Të njohur si “Mesaharati” në Damask, daullexhinjtë e Ramazanit thonë se muaji i shenjtë ndihet më thellë me këto tradita të ruajtura.
Një nga daullexhinjtë e Ramazanit, Mohammed Al Sawan Abu Al Heja, shprehu dëshirën e tij për të vazhduar këtë traditë me vite të tëra dhe shpreson t’ua përcjellë brezave të ardhshëm.
Gjatë Ramazanit, besimtarët muslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përmbajtur nga ngrënia dhe pirja.