Sindikata e Policisë jep detaje lidhur me gjendjen e policëve të lënduar gjatë grabitjes në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme në orët e pasditës ndodhi një grabitje e armatosur.

Në këtë grabitje intervenoi edhe Policia ku si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri mbetën të lënduar dy zyrtarë policorë.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi edhe nga ana e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Reagimi i plotë:

Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrstimin e të dyshuarve janë lënuar  dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri.

Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale.

Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e trgojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi